RSS

Guardiola: Finale e madhe për ne

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka thënë se ekipi i tij mezi pret që të hyjë në finalen ndaj Raja Casablancas në finalen e Kupës së Botës për Klube të shtunën.

Ekipi nga Bundesliga është favorit absolut për të fituar ndeshjen që zhvillohet na marok dhe Guardiola thotë se përkundër këtij fakti ekipi i tij është mjaft i motivuar.
“Pasi kam parë se si ata kanë luajtur ndaj ekipit meksikan dhe atij brazilian, e kam kuptuar se pse ata janë në finale. Ata kanë lojtarë shumë të talentuar dhe janë shumë të organizuar në mbrojtje”.
“Jam shumë i impresionuar prej tyre. Lojtarët e mi e dinë po ashtu se ata s’janë për t’u nënvlerësuar. Jam i bindur se lojtarët e dinë se sa e rëndësishme është ndeshja për klubin. Edhe Mbreti i Marokut do të vijë ta shikojë ndeshjen dhe kjo e tregon se sa e rëndësishme është kjo ndeshje”, ka deklaruar Guardiola. /

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS