Tmerri i Chelseat, sulmuesi i Baselit, Mohamed Salah, thuhet se në janar do të kalojë te gjiganti anglez, Liverpool.
Kështu mendon ish-bashkëlojtarëi i Salah, Mohamed Zika, i cili thotë se ai është 99 për qind lojtar i Liverpoolit.
“Po, jam 99 për qind i sigurt se kjo marrëveshje do të ndodhë. Ai na bën të gjithë në Egjipt krenarë. Të gjithë flasin për të tani, spo e them këtë pse është shoku im. Jam shumë i lumtur për të”.
Salah ka shënuar 5 gola në 10 paraqitje në Ligën e Kampionëve këtë sezon. /TS/






