RSS

Zeniti shoqëron Atleticon në Grupin G

Atletico Madridi ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme këtë edicion në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Porton me rezultat 2-0.

Raul Garcia (14’) dhe Diego Costa (37’) ishin golashënuesit e ekipit madrilen.
Në takimin tjetër, Austria Vjena ka regjistruar fitore të thellë prej 4-1 kundër Zenit St Petersburgut.
Përkundër humbjes, klubi rus do të luajë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, meqenëse Porto pësoi në Madrid.
Atletico Madridi është kualifikuar nga pozita e parë në Grupin G me 16 pikë, Zeniti nga pozita e dytë me gjashtë pikë, ndërsa Porto me pesë pikë do të luajë në Europa League. /TS/ telegrafi

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS