RSS

Klopp “super” i kënaqur me kualifikimin

Menaxheri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, thotë se fitorja dramatike e skuadrës së tij ndaj Marseille ia kujton atij fitoren 3-2 kundër Malagas sezonin e kaluar.

Në prill, Dortmundi shënoi dy gola në kohën shtesë të takimit për të mposhtur skuadrën spanjolle në shtëpi dhe për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Dhe ata përsëritën të njëjtën gjë edhe mbrëmë në Stade Velodrome kur Kevin Grosskreutz shënoi në minutën e 87-të për t’ia siguruar skuadrës fitoren në fazën e ardhshme të garës.
“A ma kujton kjo ndeshjen ndaj Malagas? Po, plotësisht. Do të ishte ca më e qetë po të ishte në shtëpi. Ne bëmë shumë gjëra si duhet dhe sërish gati ishim të eliminuar. Ne krijuam, shumë, shumë raste dhe nuk mund t’i shndërronim ato në gola”.
“Në fund duhej të ishte një goditje e çuditshme nga Grosskreutz. Kjo është super-ndjenjë! Ne kemi shumë probleme, ne luftuam fuqishëm dhe ishte një ndeshje intensive”, ka thënë Klopp për Sky Deutschland. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS