Gerardo Martino ka lavdëruar heroin e Barcelonës, Neymar, pas tregolëshit të shënuar në fitoren e thellë 6-1 ndaj Celtic në Ligën e Kampionëve.
Braziliani u bë lojtari i parë që shënoi hat-trick edhe në Copa Libertadores edhe në Ligën e Kampionëve, pasi shënoi tre herë brenda 14 minutash gjatë paraqitjes mahnitëse të mbrëmshme.
“Neymar nuk filloi mirë, ai duhej të adaptohej në pozitën e sulmuesit të qendrës, por pas golit të parë ai tregoi se çfarë mund të bëjë”.
“Ajo çfarë më mahnit mua për Neymar është se si ai është i përfshirë në ekip, si ai ndihmon rikuperimin e topit – është e rrallë për një lojtar të tillë”, ka thënë Martino. /TS/






