RSS

EL: Fiorentina, Valencia dhe Frankfurti kryesojnë grupet

Fiorentina ka regjistruar fitore prej 2-1 përballë Dnipros në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Europa League.

Në ndeshjen e vlefshme për Grupin E, ukrainasit kaluan të parët në epërsi me anë të Yevheniy Konoplyanka (13’), por vendasit e përmbysën rezultatin me golat e Joaquin (42’) dhe Juan Cuadrado (77’).
Me 16 pikë të grumbulluara, Viola kualifikohet nga pozita e parë, kurse Dnipro ka 12 pikë dhe vazhdon garën nga pozita e dytë.
Valencia ka luajtur baras ndaj Kuban Krasnodar (1-1), mirëpo është kualifikuar nga vendi i parë në Grupin A. Ndërsa Swansea City u mposht nga St.Galleni (1-0), por ngjashëm si Los Che, e kishte siguruar më herët kualifikimin.
Eintracht Frankfurti ishte bindës (2-0) ndaj APOEL Nicosias dhe numëron 15 pikë duke u kualifikuar nga vendi i parë në Grupin F. Maccabi Tel Avivi vazhdon garën nga pozita e dytë në këtë grup, ndërsa në ndeshjen e fundit e mposhti Bordeaux me rezultat 1-0. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS