RSS

EL, eliminohet PSV

PSV Eindhoven ka pësuar humbje në shtëpi (0-1) nga klubi ukrainas, FC Chornomorets Odesa dhe në këtë mënyrë është përshëndetur nga garat evropiane.

Franck Dja Djedje ishte heroi i takimit, pasi shënoi golin që e kualifikoi skuadrën e tij (59’).
Me dhjetë pikë të grumbulluara, Chornomorets është kualifikuar nga pozita e dytë në Grupin B.
Nga vendi i parë në këtë grup ka vazhduar skuadra bullgare, PFC Ludogorets Razgrad, që në ndeshjen e fundit fitoi si mysafir i Dinamo Zagrebit (2-1).
Në kuadër të Grupit D janë kualifikuar Rubin Kazani dhe Maribori, kurse Zulte Waregem eliminohet së bashku me Wiganin.
Salzburgu ka regjistruar rekord prej 18 pikësh me gjashtë fitore nga po aq xhiro dhe kryeson Grupin C, nga i cili kualifikohet edhe Esbjerg fB. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS