RSS

Arsenali dhe Dortmundi shkojnë tutje

Përkundër humbjes prej 2-0 nga Napoli, Arsenali është kualifikuar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Ekipi italian e kërkoi kualifikimin nga minuta e parë, pasi i duheshin tre gola për të shpresuar për të vazhduar tutje. Mirëpo, ishte vështirë që t’i mposhtte në atë mënyrë Topçinjtë.
Vetëm kur po zhvillohej minuta e 74, Napoli arriti ta zhbllokojë rezultatin. Pas kombinimeve me Jose Callejon, Gonzalo Higuain arriti të realizojë.
Në vazhdim, mysafirët mbetën me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit të Mikel Artetas me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutat shtesë, napolitanët shënuan edhe një herë me anë të Jose Callejon (90’+3), por ky gol ishte sa për statistika.
Në takimin tjetër të Grupit F, Borussia Dortmundi ka regjistruar fitore prej 2-1 kundër Marseille.
Robert Lewandowski shënoi për mysafirët (4’), ndërsa Souleymane Diawara e barazoi rezultatin (34’).
Edhe pse vendasit mbetën me një futbollist më pak që nga minuta e 34, pas përjashtimit të Dimitri Payet me kartonin e dytë të verdhë, BVB e pati të vështirë të shënojë.
Kualifikimin në 1/8 e finales klubit gjerman ia siguroi Kevin Grosskreutz (87’).
Borussia Dortmundi kualifikohet nga pozita e parë, ndërsa Arsenali nga e dyta. Napoli do të luajë në Europa League. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS