RSS

Chelsea nga pozita e parë, Schalke nga e dyta

Chelsea ka regjistruar fitore prej 1-0 përballë Steaua Bucurestit për të siguruar kualifikimin nga pozita e parë e Grupit E.

Demba Ba ishte njeriu që shënoi golin me vlerën tri pikë në fraksionin e parë (10’).
Në takimin tjetër të këtij grupi, Schalke është treguar e vendosur duke mposhtur Baselin me rezultat 2-0.
Julian Draxler (51’) dhe Joel Matip (57’) ishin heronjtë e ekipit gjerman.
Me 12 pikë të grumbulluara, Chelsea kualifikohet nga pozita e parë e Grupit E, ndërsa Schalke ka dhjetë pikë dhe në 1/8 e finales vazhdon nga pozita e dytë në grup.
Klubi zviceran, Basel, do të bëjë gara në Europa League. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS