Tifozët e pranishëm në Camp Nou janë kënaqur me spektaklin që ua ka dhuruar skuadra e tyre e zemrës në triumfin prej 6-1 përballë Celticut.
Gerard Pique e hapi serinë e golave (7’), për t’u pasuar nga Pedro (40’), i cili u asistua nga Neymar, ndërsa ky i fundit e vendosi rezultatin e pjesës së parë (45’).
Sulmuesi brazilian vazhdoi të shënonte edhe në gjysmën e dytë dhe me dy golat e radhës (48’ dhe 58’), falë asistimeve të Xavit dhe Adrianos, e kompletoi het-trikun.
Pak minuta pasi hyri në lojë, Cristian Tello u regjistrua në listën e golashënuesve, falë asistimit të Adrianos (72’).
Golin e nderit për mysafirët e shënoi Georgios Samaras (88’).
Barcelona ka grumbulluar 13 pikë në Grupin H dhe kualifikohet nga pozita e parë. /Telegrafi/TS/






