Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk i jep shumë rëndësi e çmimit prestigjioz, FIFA Topi i Artë.
“Topi i Artë nuk është gjëja më e rëndësishme në një karrierë futbollistike”.
“Është i rëndësishëm për shumë lojtarë dhe unë mund ta kuptoj këtë, por është vetëm një trofe individual”.
“Kuptohet se do të ishte bukur ta fitoja, por nuk do të jetë fundi i botës nëse ndodh ndryshe”.
“Për më shumë, lojtarët e mëdhenj që e kanë merituar, nuk e kanë fituar asnjëherë”, ka deklaruar 28-vjeçari për beIN Sport.
Portugezi e ka fituar Topin e Artë në vitin 2008, ndërsa këtë vit është favorit përballë Lionel Messit dhe Franck Ribery. /TS/






