Në “Old Traford” nuk ndalen zërat mbi një tranferimin të mundshëm të Wesley Sneijder të Manchester United për të zgjidhur problemet në mesfushën e formacionit të David Moyes. Si kundërpërgjigje ndaj raportimeve në media, holandezi e bëri të qartë pas suksesit me Juventusin në Champions, se është I lumtur te Gallatasaray, por nga ana tjetër e pranoi se në futboll nuk I dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë.
Unë di rreth këtyre zërave aq sa dini edhe ju gazetarët. Nuk I kam lexuar gazetat, por kam dëgjuar diçka. Për momentin, kjo nuk është një çështje. Sa herë që hapet merkato, emri im lidhet gjithmonë me çdo lloj klubi.
29 –vjeçari I përzgjodhi me kujdes fjalët për të mos u keqkuptuar nga tifozët e zjarrtë të Gallatasaray.
Shpeshherë gjithçka bëhet e bëzdisshme, sepse duhet të sqaroj tifozët. Këtu në turqi fansat janë shumë emotivë. Ata janë të apasionuar dhe nuk mund t’u shpjegoj asgjë për diçka që nuk jam I informuar. E përsëris edhe një herë, unë di aq sa dini edhe ju. Jam I gëzuar që kaluam në 1/8 e Championsit. Në futbollin nuk I dihet kurrë, por për momentin unë jam I lumtur në Stamboll.”
Wesley Sneijder u transferua nga Interi te Galatasaraj në Janar të 2013 për 7.5 milionë Euro, pasi nuk ra dakord me drejtuesit zikaltër për rinovimin e kontratës. Te skuadra që aktualisht drejtohet nga Roberto Mancini, Sneijder perfiton të paktën 4.5 milionë Euro në sezon. /TS/






