Nuk thuhet kot se një fitore në Wimbledon bën historinë. Sipas studimit tradicional të fundvitit për temën më popullore në gjithë rrjetet sociale, në 2013 mes gjithë përdoruesve britanikë të Facebook, suksesi historik i Andy Murray në Londër ka lënë pas me një goditje të vetme, lindjen e një mbreti të ardhshëm, emërimin e një Pape të ri , ndarjen nga jeta të kryeministres më të famshëmë angleze e madje dhe ndarjen mes Manchester United dhe trajnerit të tij më të famshëm. Të gjitha këto janë më pak të rëndësishme për popullin e webit se sa 3 setet në të cilat skocezi mposhti Novak Djokoviç duke i dhënë fund pritjes 77-vjeçare që një britanik të fitonte turneun e Wimbledeon. Murray e ndali aktivitetin e tij sportiv në Shtator për t’u operuar në shpinë pasi ndihmoi Britaninë e Madhe në Kupën Davis por kjo nuk i ndaloi që të rezultonte më popullori në bashkëbisedimet në rrjetet sociale në krahasim me lamtumirën e Alexs Ferguson, me ndarjen nga jeta të Margaret Thatcher apo me lindjen e princit George. Mund të jetë edhe për faktin se gjatë konvaleshencës skocezi gjithsesi u impenjua me prezantimin e autobiografisë së ti, “Andy Murray, seventy-seven, My Road Glory to Wimbledon” .Gjithsesi rikthimi i tij në tenisin e luajtur është gjithnjë e më afër, aq sa Murray refuzoi që të merrte pjesë në ditën e krishtlindjes në programimin tradicional aq të ndjekur të BBC ku veç të tjerash jepet edhe çmimi për personazhin sportiv të Vitit, çështje për të cilën deklaroi.
“ Nuk dua që ky refuzim të lexohet si një kundërvënie, mbi të gjitha pasi BBC realizoi një dokumentar për mua si dhe për hapësirën që më dedikon rregullisht, por unë vij pas një rikuperimi të gjatë dhe në datën 25 Dhjetor duhet të stërvitrem për të qenë gati për debutimin në turneun ekzibicion të Abu Dhabi një ditë më pas”./TS/






