RSS

Rummenige: Gotze e meriton të jetë titullar

Karl Hainz Rummenige vlerësoi impaktin që Mario Gotze ka patur te Bayern Munich duke pretenduar se futbollisti ka bërë një hap cilësor të Bayerni në krahasim me rivalët e Borussias së Dortmundit. 21-vjeçari është shfaqur në një formë impressive në ndeshjet e fundit pasi fillimisht vuajti për të gjetur formën e tij më të mirë fizike pas transferimit të tij te Bayerni verën e kaluar për 37 milionë Euro, dhe madje shënoi edhe në fitoren 3-0 të bavarezëve kundër ish skuadrës së tij. Rummenige beson se tanimë Gotze ka fituar një vend fiks në 11-shen e Pep Guardiolas.
“ Gotze ka luajtuar aq mirë sa tani ai përfundimisht e meriton t’i fillojë më rregullisht ndeshjet si titullar. Ai ishte i shkëlqyer kundër Dortmundit, dhe unë e ndiej se ai ka bërë hapin cilësor te Bayerni i Mynihut. Ai i ka ka dhënë diçka ekstra skuadrës”.
Rummenige nuk harroi të nëvizojë edhe kontributin e Manuel Neuer duke bërë të ditur se pret që Bastian Schweinsteiger të jetë në formën e tij më të mirë për Gjermaninë për Kupën e Botës pasi të kthehet nga dëmtimi.
“ Të gjithë në klub e duam Manuel Neyer. Ai është një portier me cilësi të pabesueshme. Ai ia del që asnjëherë të mos më bëjë nervoz. Schweinsteiger do të rikthehet për pjesën e dytë të sezonit dhe shpresojmë që ai të na inspirojë për më shumë lavdi dhe titutj. Ai do të jetë në gjendjen e tij më të mirë të mundshme kur të fillojë Kupa e Botës”. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS