Mision i pamundur për Napolin në 1/8 e Champions League. Skuadra e Benitez u bë ekipi i dytë italian që la brenda së Mërkurës kompeticionin prestigjioz pas Juventusit, edhe pse fitoi 2-0 ndaj Arsenalit. El Pipita është ai heroi i mbrëmjes ku me këtë gol të minutës së 73 siguroi përkohësisht kualifikimin e skuadrës së Rafael Benitez në 1/8 e Champions League ndërsa Dortmundi ishte mbërthyer në barazim 1-1 me Marseille por rrota e fatit u kthye në minutat e fundit pikërisht në Velodrom aty ku Dortmundi ia doli të fitonte vetëm në fund 1-2 përballë Marseille me 10 lojtarë. Polaku Lewandowski i dha startin ideal verdhezinjve duke shënuar që në minutën e 4-ët pas një asisti të Eric Durm, duke kaluar topin para Stive Mandanda në nxitim. Dortmundi dukej me një këmbë në 1/8 pa u mbushur pesë minuta lojë por gjërat u komplikuan pas vetëm 10 minutash një goditje e rrezikshme nga Dmitri Payet gjeti në zonë Saber Khalifan që mposhti Roman Uejadnfeller por gjeti shtyllën. Gjithsesi Sulejmane Diavara ishte aty për korrigjuar nga një hap larg topin që kërcente vertikal me shtyllën duke mos kaluar vijën fatale. Marseille e ndëshkuar në mënyrë të padrejtë nga gjyqtari në minutën e 34-ët kur i dha kartonin e dytë të verdhë Dmitri Payet për simulin ndërsa pamjet tregojnë se kroati Strahonja duhet të akordonte 11-metërsh për francezët.
E ndërsa Napoli kishte shënuar situata ishte vërtet dramatike për verdhezinjtë që gjetën kualifikimit e madje si kokë grupi në minutën e 87 me këtë finalizim të Groshkrojc që është padyshim goli më i rëndësishëm i këtij sezoni për skuadrën e Jurgen Klopp që tashmë mund të marrë frymë me djemtë e tij mes 16 skuadrave më të mira të Europës. Kualifikim i vështirë edhe për Milanin e Allegrit që nuk mund të ishte i sigurt deri në fund në përballjen e drejtpërdrejtë me Ajaxin ku një fitore e holandezëve do t’i kualifikonte ata në kurriz të kuqezinjve, që për më tepër luajtën që nga minuta e 23 me 10 lojtarë, pasi si pasojë e faullit të Montolivos që kërkoi kaviljen e Poulsen, dhe për gjyqtarin nuk kishte dyshime në vendimin për t’ia marrë mendtë me të kuqen që i shpalosi para syve. Kundërmasa e Allegrit ishte e mënjehërshme, nxori El Shaarawin për të futur Polin dhe Milani mbajti deri në fund për të siguruar kualifikimin, si skuadra e dytë e Grupit H të kryesuar nga Barcelona. Celtic vinte si vitamina e duhur për Barcelonën në “Camp Nou”, pas disfatave me Ajaxin e Bilbaon dhe rezultoi vërtet i tillë, një kundërshtar i padenjë për katalanasit që e kthyen sfidën në stërvitore duke fituar lehtësisht 6-1 . Martino paraqiti një formacion surprizë, pa Iniestën dhe me Sergi Roberton ndërsa Neymar para ishte në rolin e 9-es false ku demonstroi se është i aftë të bëjë Lionel Messin me një tregolësh personal. Blaugranave iu deshen vetëm 7 minuta për të gjetur avantazhin me Gerard Pike që zhbllokoi avantazhin në ndeshjen e tij të 60 në Champions pas dështimit të skocezëve për të spastruar zonën.
Dyfishimi në minutën e 40 me Neymar që përparoi lehtësisht në zonë duke dhënë asisstin në qendër dhe gjithçka ishte e lehtë për Pedron. Braziliani hoqi kostumin e njeritu asist për të veshur atë të goleadorit në fundin e pjesës së parë duke hapur llogarinë e tij të finalizimeve në Champions League me golin e debutimit në minutën e 45 pas asistit të Martin Montoyas, ndërsa pas vetëm 3 minutash shkëmbeu pasat me Xavin në kuftijtë e zonës para se të çonte topin në rrjetë. Në të 58 ylli premtues i selecaos bëri gjithçka vetë duke hyrë në zonë e karamboluar me topin para se të vuloste tregolëshin e tij të parë me fanellën blaugrana, e po ashtu në Champions, goli tjetër i katalanasve nga Tello ndërsa për skocezët goli i flaumirt erdhi nga Samaras.
Në grupin E, kalojnë dy skuadrat blu, me Chlesean të kualifikuar që mposhti 1-0 Steauan në Bukuresht me një gol të Demba Ba, misioni ishte i tëri për Schalken që nuk zhgënjeu duke mposhtur 2-0 rivalët e drejtpërdrejtë të Bazelit. Zviceranët ngelën me 10 lojtarë në minutën e 31 pas përjashtimit të Ivan Ivanoc dhe minatorët gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e dytë me Julian Draksler dhe Joel Matip për të siguruar kualifikimin.
Në grupin G, gjithçka formalitet për Atleticon që fitoi 2-0 ndaj Portos. Raul Garsia zhbllokoi rezultatin nga një pozicion i pamundur në minutën e 14 ndërsa goli i dyfshimit erdhi nga i përhershmi Diego Costa. Fitorja e Los Colconeros shpëton Zenitin që kualifikohet pikërisht falë spanjollëve pasi u mund 4-1 në Viena nga Austria në një sfidë rokamboleske, rusët të parët në avantazh me Aleksandër Kerzhakov por vendasit shpërhtyen në të dytën me një dygolësh të Filip Hosiner dhe Tomas Jun për një fitore me të vërtetë surprizuese, vetëm se për fat të keq ishte shumë vonë që t’iu siguronte vazhdimësinë në Champions./TS/






