RSS

CR7 kthehet për të vënë rekord

Real Madridi ka regjistruar fitore prej 2-0 si mysafir i Kopenhagës, në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Luka Modric pranoi një top nga Isco dhe e zhbllokoi rezultatin (25’) dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.
Në fillim të gjysmës së dytë (48’), Cristiano Ronaldo e dyfishoi epërsinë pas angazhimit të Marcelos dhe Pepes.
Me këtë gol, superportugezi e theu rekordin për numrat e golave të shënuar gjatë një edicioni në fazën grupore. Ai ka shënuar nëntë gola në fazën grupore gjatë sezonit 2013/2014 në Ligën e Kampionëve.
Nga tetë gola në një sezon të fazës grupore kanë të shënuar Hernan Crespo, Ruud van Nistelrooy, Filippo Inzaghi dhe Zlatan Ibrahimovic.
Për më shumë, goli i Ronaldos ishte goli 800-të jubilar i Los Blancos në garat evropiane.
Real Madridi ka arkëtuar 16 pikë nga gjashtë xhiro në Grupin B dhe kualifikohet nga pozita e parë në këtë grup.
Skuadra e dytë që do të kualifikohet do të vendoset në mes të Galates vs Juventusit. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS