Mesfushori i njohur shqiptar, Granit Xhaka, i ka sugjeruar Adnan Januzajt që të luajë për përfaqësuesen e Shqipërisë.
“Adnanin nuk e njoh, por i kam parë dy-tri paraqitje të tij. Ai është një lojtar i mirë, por ende është i ri. I nevojitet ende kohë, por po shihet se ka talent të madh”, tha Xhaka për gazetën Arena. Siç dihet, Januzaj ende nuk ka vendosur se për cilën Kombëtare të luaj në të ardhmen – atë të Shqipërisë, Belgjikës apo Anglisë. Edhe pse vetë për arsye të veçanta pati vendos të luaj për Zvicrën, Xhaka e ka sugjeruar Januzajn ta zgjedh Kombëtaren shqiptare.
“Si krejt shqiptarët, edhe unë do t’i propozoja Adnanit që të luan për Shqipërinë apo Kosovën. Nuk e di për kë tjetër mund të luaj, andaj më së miri do të ishte që ai ta zgjedh Shqipërinë, për hir të gjithë shqiptarëve, por edhe për mua”, ka shtuar Xhaka për gazetën. /TS/






