Merkato e nxehtë që tani në Itali edhe pse zyrtarisht dritarja hapet në 3 janar por të ndërthurra në tratativa janë dhe skuadrat e huaja që kërkojnë të marrin lojtarë të Serisë A.
Roma përshembull duhet të ndjekë me shumë vëmëndje interesimin që po shfaq PSG për boshnjakun Pjaniç. Lajmi vjen nga Franca me saktësisht nga Le Parisien, sipas së cilës klubi i sheikut Al Khelaifi është në kërkim të një mesfushori pas largimeve eventuale të Menez, Lavezzi e Lukas dhe Pjanic i përgjigjet profilit ideal të kërkuar nga Blanc. Por gjithsesi në axhendën e francezëve nuk është vetëm ai, por dhe Borja Valero i Fiorentinës dhe Ivan Rakitiç i Seviljas.

Milani po pregatit dhuratën e 3-të të Krishtlindjeve për Massimiliano Allegrin. Pas Hondas dhe Rami, është një hap larg mbylljes tratativa për Nainggolan. Me Kaljarin po diskutohen detajet dhe diferenca kërkesë ofertë është ulur ndjeshëm në krahasim me hendekun prej 750 000 eurosh që ekzistonte në vigjilje të Krishtlindjeve. Radarët i ka të ndezur edhe Juve, Beppe Marotta synon me ngul Menez që është drejt largimit nga Psg dhe në ditët e ardhshme mund të ketë zhvillime interesante. Pastaj është dhe kapitulli Inter, Mazarri ka indikuar Lavezzin si zgjedhje të parë. Për argjentinasin ka bërë lëvizjen e tij Thohiur dhe vetë El Pocho ka deklaruar se dëshiron destinacionin Milano. Por nëse tratativa do të dështojë alternativa mund të jetë Lamela që ka prishur raportet me Tottenham, por ndiqet në të njëjtën kohë dhe nga Atletiko e Madridit . Në frontin e shitjeve i ka valixhet gati Pereira./TS/