ka kaluar tw 40-tat, por ende nuk ka vendosur se cfarë do të bëjë në fund të sezonit: Nuk i pëlqen puna e trajnerit, ndërsa synon një rol drejtuesi tek Interi, ku ka kaluar 18 vjet nga jeta e tij. Havier Zaneti shpreson akoma se Alehandro Sabella mund ta grumbullojë në kombëbtaren e Argjentinws për botërorin e ardhshëm, edhe pse e ka të qartë se do të jetë shumë e vështirë që një gjë e tillë të ndodhë.
"Do të isha shumë I lumtur nëse vjen që telefonate për të më njoftuar se do të jem pjesë e Argjentinës për Brazil 2014. Gjithsesi, unë kam shumë respekt për të gjithë lojtarët që kanë dhënë kontrubut për kualifikimin e kombëtares sime."
Si gjithmonë optimist, Zanneti beson se Interi mund ta përfundojë sezonin në tri vendet e para, për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm.
Kjo është e mundur, sepse kampionati duket shumë i ekuilibruar dhe deri në fund kanë mbetur për t’u luajtur edhe shumë ndeshje. Nuk shoh ndonjë diferencë të madhe në cilësi mes Napolit dhe Interit.”
Zannetti e lidh të ardhmen e tij me Interin edhe pasi t’i varë këpucët në gozhdë.
"Të shohim cfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Qëllimi im është vijoj karrierën tek Interin si drejtues dhe jo si trajner. Besoj se këto 20 vjet kam dhënë shumë për këtë klub"
40-vjecari mbërriti në Milano në vitin 1995 kur Massimo Morati u bë presidenti i zikaltërve, por vendimi për shitjen e shumicës së aksioneve manjatit indonezian Erik Thohir, sipas argjentinasit nuk do të ndikojë në zgjedhjen e tij.
"Të gjithë e dinë që kam lidhje të forta me Moratin, por fakti që pjesa më e madhe e aksioneve i përket Erik Tohir nuk do të ndikojë në zgjedhjen time. Dëshiroj të jap më të mirën në këtë sezon, më pas do të diskutojmë se cfarë do të jetë më mirë për të bërë. Dëshira ime është të vijoj në këtë familje të madhe.”/TS/






