Manchester United e pa veten në disavantazh 2-0 që herët në ndeshje, por arriti të rikthehet për të përmbysur rezultatin dhe për të shënuar fitore 3-2 në udhëtim te Hull City.
Skuadra e ish-kapitenit të United, Steve Bruce, bëri një fillim të nxehtë të ndeshjes duke kaluar në avantazh të dyfishtë pas vetëm 13 minutash lojë. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e katërt nga James Chester, ndërsa pas më pak se dhjetë minuta David Meyler shënoi një gol tjetër.
Por Djajtë e Kuq reaguan herët në ndeshje, me Chris Smalling që ngushtoi disavnatazhin pas një harkimi të mesfushorit shqiptar Adnan Januzaj. Edhe goli i katërt i takimit erdhi herët, me Wayne Rooney që shënoi me një supergoditje në minutën e 26-të të takimit.
Edhe pse nikoqirët vazhduan të shëtitin kampionët poshtë e lartë nëpër fushë, ishte një gol i pafat nga Chester që ua dha tre pikët mysafirëve.
United e përfundoi ndeshjen me dhjetë lojtarë, me Antonio Valencia që u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në çastet e fundit të ndeshjes. /TS/






