RSS

Chelsea mban hapin

Chelsea ka menduar se mund ta marrë kreun, por nuk mjaftoi fitorja minimale ndaj Swanseas për shkak se Arsenali fitoi në udhëtimin tjetër që e pati gjatë ditës.

Chelsea hyri në këtë takim i karikuar dhe shumë i motivuar, pas barazimit ndaj liderit Arsenal.
Loja dinamike me shumë raste rezultoi me gol në minutën e 29-të me golin e Eden Hazard.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe edhe pse Blutë nuk shënuan më gola, ata mbajtën mbrojtje të fortë, strategji të cilën edhe e kishte paralajmëruar Jose Mourinho.
Me këtë fitore Chelsea mban hapin me liderin Arsenal me 37 pikë në vendin e dytë, dy pikë më pak se lideri Arsenal dhe një më shumë se Liverpooli, që i shikon Manchester Cityt në transfertë nga ora 18:30. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS