Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, publikisht është ankuar për tifozët e Manchester Cityt, të cilët thotë se ia kanë ofenduar fëmijët.
Wilshere ishte suspenduar me dy ndeshje nga Federata Angleze pas gjestit të tij në ndeshjen ndaj Cityt.
Kjo bëri që ai të mungojë ndaj Chelseat, por ai ka sqaruar në Twitter se fëmijët e tij dhe ai duhet të jenë të gatshëm të përballojnë sulme të ngjashme në të ardhmen.
“I dëshpëruar që nuk mora pjesë mbrëmjen e kaluar. Nuk shtë dashur të reagoj ashtu. Por, të gjithë ju baballarë, që keni fëmijë, edhe ju i dashuroni fëmijët sikurse unë”.
“Unë duhet të duroj ofendimet për fëmijët e mi në të ardhmen. Si do që të jetë, nuk më pritet të kthehem”, ka thënë Wilshere. /TS/






