Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, thotë se ai është shumë i uritur për trofe me klubin Bianconer pasi nënshkroi kontratën e re muaj më parë.
Asi juventin kilian ka rinovuar deri në vitin 2017 dhe i ka thënë La Gazzeta dello Sport pse ka dëshiruar të qëndrojë.
“Juventusi është një prej ekipeve më të forta në botë dhe është nder që t’i përfaqësoj ata. Unë ndjej diçka të veçantë kur e bart këtë fanellë”, ka thënë Vidal.
Ai shtoi se ëndërron ta fitojë tripletën me fanellën e Juventusit. /TS/






