Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, ka deklaruar se ai ka votuar për Franck Riberyn për shkak se ai ka fituar çdo trofe të mundshëm.
Edhe pse Ronaldo konsiderohet favorit, duket se përzgjedhëdsi i Stuhisë së Kuqe nuk ka preferuar t’ia japë lojtarit të Real Madridit votën e tij.
“Unë kam votuar me ndërgjegje për atë që kam menduar. Unë nuk kam dashur të hy në ndonjë luftë. Është një çështje e vogël kjo për mua”.
“Unë votova për Xavin dhe Iniestan. Ata janë në listë, unë nuk kam mundur të votoj për të tjerë”.
“Në vendin e tretë është Ribery që ka marrë votën time dhe kjo për një arsye logjike. Ai është njeriu i cili ka fituar kamponatin, Kupën dhe Ligën e Kampionëve dhe është kualifikuar me ekipin e tij në Botëror”.
“Ai është një përfaqësues i denjë i Bayernit për Topin e Artë”, ka thënë Del Bosque./TS/






