Jakupi, "ylli" i ri i sportit shqiptar 2013
Të shtunën, me fillim në orën në Tetovë do të bëhet shpallja e sportistëve më të mirë shqiptar për vitin 2013 me moton “Yje të sportit shqiptar 2013” që organizohet nga Shoqata Klubi Atletikës Studenti dhe Liga Shqiptare Futbollit në Austri e përkrahur edhe nga komunat e Tetovës dhe Gostivarit. Manifestimi kulturo-sportiv “Yje të sportit shqiptar 2013” do të mbahet në sallën e komunës ë Tetovës dhe në te do të marrin pjesë kryetarët t e komunave që e kanë përkrahur manifestimin sportistë të njohur të cilët kanë afirmuar vendin, përfaqësues shqiptarë në Federata përkatëse dhe donator të cilët e përkrahin manifestimin, ndërsa janë të ftuar edhe Rektori i USHT-së dhe ai i UEJL-së.Komisioni për shpalljen e sportistit me të madhe është duke i analizuar propozimet të cilat kanë ardhur në redaksitë e mediumeve në gjuhën shqipe, klubet sportive dhe punëtor sportive si dhe rezultate e verifikuara nga Federatat përkatëse. Jo zyrtarisht merret veshtë se kandidati kryesor për sportist të vitit është fituesi i medaljes së bronzit nga kampionati botërorë i karatesë për U-21, fitues i medaljes së bronzit në kampionatin evropian të karatesë për senior,dhe kampioni evropian në U-21 kampion evropian i karatesë për studentë, kampion ballkanik, shtetëror dhe fitues i shumë turneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Berat Jakupi . Në këtë manifestim do të shpallen edhe sportistet më të mira të këtij viti, sportistë e rinj, trajnerët më të suksesshme, klubet më të suksesshme, referat, punëtorët sportive, gazetar sportivë, ndërsa do të nderohen edhe shpresat e sportit. /TS/






