RSS

Wenger: Unitedi mbetet në garë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, refuzon ta përjashtojë Manchester Unitedin nga gara për titull.

Kampioni në fuqi gjendet në pozitën e tetë në tabelë me nëntë pikë më pak se Topçinjtë që kryesojnë Ligën Premier.
“Bastvënësit kanë një mendim që mund ta kuptosh, sepse ata e shikojnë vetëm tabelën”.
“(Në garën për titull) unë nuk do t’i përjashtoja disa skuadra tjera, siç është Manchester Unitedi”.
“Është akoma herët që të bëhen parashikime për kampionatin”, ka deklaruar Wenger. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS