RSS

Milani në kërkim të Micah Richards

Micah Richards është kontaktuar nga Milani për një transferim të tij në San Siro gjatë janarit, raportojnë mediat italiane.

Il Giorno bën të ditur se mbrojtësi i Manchester Cityt është kontaktuar nga zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, për të diskutuar mundësinë e një lëvizje të tij në Serie A.
Anglezi është frutuar së fundi me kohën e limituar të lojës nën drejtimin e Manuel Pellegrinit, dhe do të përpiqet të gjej një stacion të ri në janar.
Edhe disa klube tjera italiane, përfshirë Fiorentinën dhe Romën, raportohet se kanë shprehur interesimin në mbrojtësin, por gazeta shkruan se San Siro është destinacioni më i mundshëm për Richards.
Ai është mik i mirë me Nigel de Jong, pasi të dy kishin luajtur në Etidat para se holandezi të largohej në drejtim të Milanit. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS