Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wegner, i ka quajtur të pavërteta spekulimet se Topçinjtë janë në rrugë për të sjellë në Emirates Stadium ndonjërin nga sulmuesit Alvaro Moratan apo Alexandre Pato.
Mediat angleze raportuan se Arsenali kishte arritur një marrëveshje me Madridin për ta huazuar Moratan në afatin kalimtar të janarit, por Wenger thotë se kjo nuk do të ndodhë.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë. Kjo është gjithë çfarë mund të them, nuk kam qenë në kontakte me ta”, ka deklaruar Wenger.
Me skuadrën që po mbështetet shumë në Olivier Giroud, kishte spekulime se Arsenali mund të transferojë edhe ish-yllin e Milanit, Alexandre Pato.
Megjithatë, Wenger ka mohuar edhe këtë duke shpresuar në rikthimin e sulmuesit Yaya Sanogo, i cili kishte qëndruar jashtë loje për shkak të një dëmtimi në shpinë.
“Ne kemi për momentin Yaya Sanogon i cili është një sulmues të cilin e kemi sjellë gjatë verës. Ai vjen nga lëndimi në janar andaj shpresojmë se ai do të na ndihmojë në pjesën e dytë të sezonit”, ka thënë Wenger. /TS/






