Interi raportohet se është lëshuar në kërkim të dyshes së Manchester Cityt, Aleksandar Kolarov dhe Edin Dzeko.
Mediat britanike shkruajnë se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, kishte përcjellë Dzekon dhe Kolavovin në fitoren 4-2 të Ligës së Kampionëve ndaj Viktoria Plzen gjatë të mërkurës së kaluar.
Sulmuesi boshnjak, i cili shënoi golin e fundit të takimit, ka bërë vetëm katër starte në Ligën Premier këtë sezon dhe është i pakënaqur që po luan si mbulesë për Sergio Agueron dhe Alvaro Negredon.
Në anën tjetër, edhe serbi Kolarov, 28-vjeçar, ka bërë paraqitje të rralla nën drejtimin e Manuel Pellegrinit dhe do të preferonte të rikthehet në Itali, ku kaloi tre sezone te Lazio. /TS/






