KF Shkupi, koktej me rastin e përfundimit të sezonit vjeshtor
KF Shkupi me rastin e përfundimit të sezonit vjeshtor në ligën e dytë të Maqedonisë në futboll do të organizojë një koktej rasti, i cili do të mbahet të martën me fillim prej orës 19:00, në restoranin “Kalabrija” (rruga e Kosovës). Përveç kryesisë së klubit, që drejtohet nga Ejup Ademi, kryetar, Fanol Sadiku, nënkryetar, anëtarëve të kryesisë si dhe përfaqësuesë të tifo grupit “Shvercerat”, janë ftuar edhe kreu i Federatës së futbollit të Maqedonisë si dhe punëtor të shumtë sportiv. Kryesia e KF Shkupi vendin e nëntë (7 fitore, 7 humbje, 1 barazim) dhe 22 pikë të grumbulluara nuk e konsideron si sukses, mirëpo është zotuar dhe është optimiste se në vitin 2014 do të hyjnë me ndryshime të shumta poztive. /TS/






