RSS

Junior në Shkëndijë, pas Vitit të Ri!

Nëse është për t’iu besuar komenteve të ndryshme në rrjetin social facebook të KF Pelisteri “I moeto deto ke naviva za Pelister” (edhe fëmiu im do të bëj tifo për Pelisterin), atëherë futbollisti brazilian Stenio Junior do të jetë përforcimi i parë i Shkëndijës në merkaton e Janarit. 
Tifozët e Pelisterit gjenden në panik, pas zërave të qarkulluar se lojtari i tyre më i preferuar Junior do të braktisë skuadrën nga Manastiri dhe do të kaloj tek Shkëndija.
“Sipas thashethemeve të fundit Junior është shumë afër transferimit në Shkëndijë. Nëse është ky vetëm spekulim që po sillet këtyre ditëve ose ka të vërtetë dicka do të shohim së shpejti!”, ka shkruar një tifoz i Pelisterit në rrjetin social facebook. “Junior do të luaj në Maqedoni, saktësishtë në Shkëndijë”, ka shtuar një tjetër.
Junior në ndeshjen e fundit kundër Shkëndijës në Tetovës pas 20 minutave e lëshoi terrenin, për shkak të një dëmtimi. 
Dhe, pas kontrollimeve mjekësore është vendosur që ai do të pushoj një muaj. Ai këtë pushim do ta shfrytëzoj për tu rikthyer në vendlindjen e tij në Brazil, ndërsa pastaj do të kthehet në Maqedoni, por më vonë do të mësohet se ku.
Junior ka treguar një ndeshje fantastike në përballjen e paradyjavshme ndaj Metalurgut në Shkup, kur shënoi katër gola, ndërsa Pelisteri fitoi me rezultat 4-2. Ndryshe, në shënjestër të kuqezinje nga Tetova janë edhe shumë emra të njohur të futbollit vendor, por që tani për tani kryesia e klubit i mbanë të fshehur. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS