RSS

Franca premton mbështetje për sportin kosovar

Delegacioni kosovar i udhëhequr nga Ministri i Sportit, Memli Krasniqi, dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Francë, të cilët po lobojnë në këtë vend, nga i cili kërkojnë mbështetje për sportin kosovar e në veçanti për futbollin. Sipas lajmeve që vijnë nga Franca, takimet ishin frytdhënëse dhe se Franca ka premtuar mbështetje për sportin kosovar.
“Ne kemi shumë të rinj që e kanë dëshmuar gjithandej botës talentin dhe vullnetin e tyre për sportin. Ne kërkojmë që sa më shpejt të jemi pjesë e garave zyrtare ndërkombëtare dhe të japim edhe ne kontributin tonë për sportin si një urë lidhëse mes popujve”, kështu i ka thënë ministri Memli Krasniqi, ministres së Sportit dhe Rinisë të Francës, Valerie Fourneyron.
Futbolli i Kosovës me kureshtje po e pret kongresin e FIFA-s që mbahet më 5 dhjetor e ku pritet që aty të merret një vendim për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore të Kosovës.
Kjo edhe është arsyeja që ministri Krasniqi dhe numri një i FFK-së, Fadil Vokrri, sot do ta takojnë nënkryetarin e Futbollit të Francës, përmes të cilit presin t’i bëjnë një lloj presioni kryetarit të UEFA-s, i cili vjen nga shteti i Francës, Michel Platini, e i cili për momentin njihet si një kundërshtar i madh i futbollit tonë. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS