RSS

Luiz: Italia mund ta fitojë Botërorin

David Luiz beson se Italia është në mesin e favoritë për të fituar Kupën Botërore të verës së ardhshme që do të zhvillohet në vendlindjen e tij, Brazil.

Azzurrët kaluan grupin kualifikues të Botërorit si të pamposhtur dhe të premten do ta mësojnë edhe grupin në të cilin luajnë në fazën e parë të Botërorit, në mesin e të cilëve mund të jetë edhe Brazili. Dhe, mbrojtësi braziliani ka shprehur admirimin e tij për ekipin që ka në dispozicion trajneri Cesare Prandelli.
“Ai ka një skuadër fantastike, që luan futboll të mirë. Ata kanë qasjen e duhur në kokë për të shënjestruar turnetë e mëdha pasi ata mund të llogaritin në lojtarët të cilët e njohin dhe jetojnë me presionin që vjen me një teknikë të theksuar. Kur ju luani ndaj Italisë, ju kurrë nuk jeni favoritë”.
“Italia nuk ka katër yje në gjoks rastësisht. Të ngresh Kupën Botërore katër herë duhet të jetë një veprim për t’u respektuar. Ata do të jenë një rival i madh”, ka thënë Luiz. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS