RSS

Wenger: Injoroni armiqtë e Arsenalit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ekipi i tij nuk është nën presion dhe u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të injorojnë kritikat të cilat thonë se ekipi nuk mund ta fitojë Ligën Premier këtë sezon.

 Topçinjtë kanë katër pikë më pak në majen e tabelës së Ligës Premier.
Kritikët kanë sugjeruar se Arsenali nuk do të jetë në gjendje që të luftojë deri në fund për titull, por tekniku francez u ka bërë thirrje lojtarëve që të mos i dëgjojnë këta njerëz.
“Nuk ka ndonjë presion specifik. Është një dëshirë. Ne duam të jemi këtu ku jemi. Është me rëndësi se ne dëshirojmë të luajmë mirë dhe këtë duhet ta bëjmë me dëshirë dhe me punë”.
“Kur unë erdha, njerëzit kanë thënë se këtu nuk mund të fitoj asgjë pasi që jam i huaj. Të gjithë kanë logjikën e tyre. Unë thjesht mendoj se titulli fitohet me cilësi”.
“Nëse ne nuk kemi fituar asgjë për tetë vjet, kjo do të thotë se nuk kemi qenë mirë dhe tani jemi mjaft të mirë për mendimin tim që t’i shkojmë deri në fund. Ne na pëlqen presioni nga kritikët, me ta do të flasim në fund të sezonit”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/ /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS