RSS

“Ronaldos nuk i pëlqen që jeton në kohën e Messit”

Cristiano Ronaldo është i zemëruar që jeton në të njëjtën kohë me Lionel Messin, thotë ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinho.

"Cristiano Ronaldo është i zemëruar që jeton në të njëjtën periudhë kohore e Messin”, ka thënë braziliani për një program televiziv.
Ai më pas ka lavdëruar bashkëkombësin e tij Neymar, duke thënë se ai do të mund të bëhet më i miri në botë në të ardhmen dhe se Messi do t’i ndihmojë të zhvillohet, siç vetë ky i kishte ndihmuar argjentinasit.
“Deco, Sylvinho dhe unë gjithmonë kemi bërë pasime për Leo, ashtu që ai të mund të adaptohet sa më shpejtë që është e mundshme. Ai do të bëjë të njëjtën gjë për Neymar”.
“Ai [Neymar] ka gjithçka dhe do të bëhet lojtari më i mirë në botë në vitet e ardhshme, por vetëm kur Messi nuk do të jetë në kulmin e tij”, ka thënë Dinho. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS