Ylli i Milanit, Mario Balotelli, ka deklaruar se do të përmirësojë qëndrimin e tij në fushë.
Sulmuesi është sulmuar nga dashamirë të futbollit dhe ekspertë të këtij sporti për karakterin kontrovers që ka në fushë, por është SuperMario që ka shprehur vendosmërinë për të bërë mriz.
“Duke krahasuar me të kaluarën, shumë gjëra kanë ndryshuar. Unë do të tentoj që të ndryshoj karakterin tim. Por, unë do të qëndroj këtu”.
“Unë e kam në kokë fotografinë e dashurisë së tifozëve kur i jam bashkuar këtij ekipi dhe nuk do t’i zhgënjej ata”, ka deklaruar Balo. /TS/






