Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Henning Berg, beson se Adnan Januzaj do të shndërrohet në një futbollist klasi dhe thotë se ai ka kualitete të ngjashme me Mesut Ozilin.
Shqiptari 18-vjeçar ka bërë disa paraqitje mbresëlënëse në Ligën Premier këtë edicion dhe lëvdatat nuk kanë të ndalur për të.
“David Moyes ka thënë se i mungojnë një ose dy lojtarë të klasit botëror që skuadra të jetë kulmore në Evropë, por unë mendoj se ai e ka një lojtar shtesë të klasit botëror që vjen nga të rinjtë”.
“Ai (Januzaj) ma kujton Mesut Ozilin në saje të temperamentit, njohurisë dhe kuptueshmërisë. Këtë e kam thënë që herën e parë kur e kam takuar”.
“Atij duhet t’i tregohet rruga e duhur dhe jam qind për qind i sigurt se menaxheri do të diji ta bëjë këtë dhe nëse jo, atëherë mund ta pyesë Sir Alexin”, ka deklaruar Berg. /TS/






