Klubi i madh anglez, Liverpool ka rikthyer interesimin për mesfushorin shqiptar të Bayern Munich, Xherdan Shaqirin.
Mediat në ishull të martën shkruajnë së “Reds” është duke bërë gati një ofertë huazimi për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës.
Drejtuesit e Liverpoolit edhe gjatë verës tentuan ta blejnë mesfushorin gjilanas, por Bayerni nuk kishte pranuar asnjë ofertë për Shaqirin.
Raportohet se Liverpool në afatin e janarit do të provojë që në “Anfield” ta transferoj ish yllin e Baselit.
Kujtojmë se Liverpool gjatë verës i kishte ofruar Bayernit 20 milionë euro për Shaqirin, shifër të cilën e kishte ofruar edhe Arsenali.
Ndërkohë, Liverpool është duke e vëzhguar edhe mesfushorin shqiptar të Borussia Monchengladbach, Granit Xhakën. /TS/






