RSS

CR7 preferon trofetë me ekip

Super ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo duke folur për mediumin portugez “KIS”, ka thënë se është i lumtur për sezonin që po kalon.
Asi portugez thotë se është duke kaluar një sezon mjaft të mirë në nivelin individual, por edhe në atë ekipor.
Ai ka shtuar se ndihet i lumtur që Portugalia është kualifikuar për në Kupën e Botës “Brazili 2014”.
“Unë jam duke jetuar një kohë mjaft të mirë. Këtë vit kam filluar më mirë në drejtim të golave dhe performancës sime”, ka thënë Ronaldo.
“Ne e merituam kualifikimin kundër Suedisë. Unë më të vërtetë jam mirënjohës për tifozët që na mbështeten. Kur një ekip ka këso tifozë është më lehtë për të fituar. Botërori pa Portugalinë nuk do të ishte i mirë”, tha ai.
Ish ylli i Manchester Unitedit preferon më shumë trofetë më ekipet sesa trofetë personale.
“Trofetë? Të rëndësishme trofetë me ekipin, atëherë kjo të ndihmon të fitosh trofetë individuale”, tha Ronaldo.
CR7 beson se në këtë sezon të garave me Real Madridin do të fitojë trofe. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS