Sipas raportit të fundit të revistës “Forbs”, Real Madridi qëndron bindshëm në vendin e parë si klubi më i pasur, me vlerë totale prej 3.3 miliardë dollarësh.
Reali i Madridit vazhdon të jetë klubi i futbollit që vlen më shumë në botë. Sipas raportit të fundit të revistës prestigjioze ekonomike, “Forbes”, klubi madrilen pasi zbriti Mançester Junajtedin në vendin e dytë, qëndron bindshëm në krye me një vlerë totale prej 3.3 miliardë dollarësh dhe me të ardhura vjetore prej 650 milionë dollarë. ‘Djajtë e Kuq’ mbeten të dytët, të vlerësuar në shifrën e 3.165 miliardë dollarë, ndërsa podiumin e plotëson Barcelona me vlerësimin 2.6 miliardë dollarë. Në top 10-she vihet re një dominim i klubeve angleze ku veç Junajtedit janë edhe Arsenali, Çellsi, Mançester Siti dhe Liverpuli, ndërsa nga klubet gjermane, mes 10 kryesuesve është vetëm kampioni aktual i Evropës, Bajerni i Munihut, që vlerësohet 1.309 miliardë dollarë dhe pozicionet në vendin e pestë nga revista “Forbes”./TS/






