RSS

PLATINI: TOPI I ARTË? ASNJËHERË MË VËSHTIRË

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, në një intervistë për të përditshmen sportive “AS”, ka folur për çmimin “Topi i Artë”.
Për Platinin favorit janë 3 futbollist, ndërsa nuk polemizon rreth vendimit të FIFA-s për të rihapur afatin e votimit.“Favoritë mbeten Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Riberi. Dy të parët janë lojtarë shumë të mirë por Riberi ka fituar gjithçka. Tre lojtarë të mëdhenj dhe në këtë aspekt mendoj se vendimi i këtij edicioni është edhe më i paparashikueshmi. Vendimi për rihapjen e votimit koincidoi me ndeshjet e ‘plaj-off’-it. Në vitin 2010 këtë çmim për mendimin tim e meritonin Çavi ose Iniesta, por Mesi mbetet një kampion i madh”, ka theksuar Platini, i cili ka fituar 3 ”Topa të Artë” në karrierën e tij. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS