Futbollisti 14 vjeçar, Brahim Adbelkader Diaz, me prejardhje marokene dhe pasaportë spanjolle, për 300 mijë paund nga Malag kaloi tek Mançester Siti. Sipas të përditshmes ‘Daily Mail’,
Malaga për njërin ndër talentët më të mëdha të futbollit, mund të përfitojë maksimalisht rreth 2.4 mln paund, në varësi të zhvillimit të futbollistit të ri, i cili cilësohet si pasardhësi i argjentinasit Lionel Mesi. Sipas mediave në Spanjë dhe Angli, futbollisti i talentuar për 3 ose 4 vitesh do të mund të jetë edhe në formacionin e parë të Mançester Sitit. /TS/






