Me ndeshjen Gostivari – Vardari, është kompletuar java e 18-të e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Në ndeshjen e fundit të kësaj jave të zhvilluar në Ohër, kampionët në fuqi iu gëzuan fitores me rezultatin 2:1. Kjo ishte fitorja e vetme e skuadrave udhëtuese në javën e parafundit të sezonit vjeshtor. Pas kësaj fitore skuadra e Vardarit me 33 pikë, sërish ka dalë në krye të renditjes së elitës së futbollit vendor. Me 31 janë duke e ndjekur Horizonti, Rabotniçki dhe Pelisteri. Skuadra e Gostivari e cila në këtë sezonë e pësoi disfatën e 11 me po aq pikë, ka mbetur në pozitën e fundit të renditjes. /TS/
LPFM – Java e XVIII
Gostivari 1–2 Vardari
Horizont 4-0 Renova
Rabotniçki 4–3 Napredoku
Metalurg 1-0 Makedonija Gj.P
Shkëndija 0-0 Pelisteri
Bregallnica 1-1 Euromilk .






