Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, dëshiron që ta shijojë suksesin evropian me Bianconerët, para se të mendojë për një largim.
Ekipi i kilianit u eliminua nga Liga e Kampionëve që në fazën grupore, por futbollisti 26-vjeçar thotë se nuk do të largohet nga Zonja e Vjetër pa e fituar një trofe evropian.
“Dua të fitoj diçka të rëndësishme në Evropë me këtë fanellë”, ka deklaruar Vidal për La Gazzetta dello Sport.
Ai po ashtu ka shënjestruar edhe çmimin individual ‘FIFA Topi i Artë’, të cilin thotë se do të përpiqet ta fitojë në vitin e ardhshëm. /TS/






