RSS

Collins: Januzaj mashtroi

Mbrojtësi i West Ham, James Collins, ka thënë se Adnan Januzaj mashtroi, pasi mesfushori i Manchester United u ndëshkua për rrëzim të pavend në fitoren e të shtunës në Old Trafford.

“Ky është mashtrim, në thelb. Nuk më pëlqen ta shoh këtë në ndeshje. Ai mbase mendoi se unë do ta nxjerr këmbën dhe ai mbase mendoj të kalojë sipër asaj”.
“Është e qartë se ishte mashtrim. Ai është një djalosh i ri, lojtar i shkëkqyehsëm. Jam i sigurt se ai do të mësojë. David Moyes duket se e ka zhvilluar këtë bisedë shumë te klubi i tij me Ashley Young”.
“Kjo ndodh në futboll. Ai (Januzaj) është një lojtarë i shkëlqyeshëm dhe luajti shumë mirë gjatë vikendit. Ai mëson nga ndeshja dhe nëse vazhdon të luajë si tash, ai do të jetë një top-lojtar”, ka thënë Collins për Sky Sports News. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS