RSS

Pandev beson në Scudetton

Sulmuesi i Napolit, Goran Pandev, ende beson se skuadra e tij mund ta fitojë Scudetton, edhe pse e di se do të jetë vështirë të arrihen Roma dhe Juventusi.

Napoli ishte konkurrent për titull para se të fitojë vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit në Serie A. Ata tash qëndrojnë në pozitën e tretë të renditjes, pesë pikë prapa Romës dhe 10 prapa Juventusit.
“Ne jemi ca të zhgënjyer. Por kampionati ende është i gjatë”, ka thënë maqedonasi për Corriere del Mezzogiorno.
“Do të jetë vështirë pasi Juventus dhe Roma nuk po bëjnë hapa të gabuar, por ne jemi të obliguar të japim më të mirën deri në fund”.
Juventusi dhe Roma do të takohen në ndeshjen e parë të Serie A në vitin 2014, derisa Napoli do të përballet me Sampdorian në San Paolo. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS