RSS

Cech: Neuer do ta zë vendin e Casillas në ‘FIFPro XI’

Portieri i Chelseat, Petr Cech, mendon se Manuel Neuer do t’i japë fund dominimit të Iker Casillasit dhe do ta zë një vend në ‘FIFPro njëmbëdhjetëshin më të mirë në botë’.

Gardiani i Real Madridi ka qenë portieri i zgjedhur në pesë vitet e fundit, ndërsa është i nominuar edhe për skuadrën më të mirë të këtij viti.
Megjithatë, Cech, i cili është po ashtu kandidat për vendin e portierit, beson se portieri i Bayern Munichut e meriton më së shumti atë vend pas të gjithë atyre titujve që fitoi me bavarezët.
“Bayerni e fitoi kampionatin, Ligën e Kampionëve, tripletën, prandaj mendoj se duhet të jetë Neuer ai që mund ta përfundojë mbretërimin e Casillas”.
“Megjithatë, jam gjithmonë i kënaqur që nominohem në mes të pesë më të mirëve”, ka thënë Cech për Goal. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS