Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, ka falënderuar tifozët Bianconer pas nënshkrimit të kontratës së re.
Kiliani ka nënshkruar marrëveshje të re me Bianconerët, duke përfunduar spekulimet disa-mujore për të ardhmen e tij.
Mesfushori nënshkroi deri në vitin 2017 dhe shfrytëzoi Tëitterin për të përshëndetur tifozët.
“Falënderoj juventinët për gjithë dashurinë që më kanë dhënë që nga dita e parë që kam ardhur në këtë familje”, ka potencuar Vidal. /TS/






