Trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, beson se skuadra tij isht epo thuajse e përkryer në fitoren e mbrëmshme 2-0 ndaj Saarbrucken në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Golat nga Julian Schieber dhe Jonas Hofmann e dërguan nënkampionin e Gjermanisë dhe të Evropës në 16-shen e fundit, derisa ekipi pati 84 për qind posedim – më të lartë ndonjëherë në një ndeshje garuese.
“Ndonjë befasi kurrë nuk ishte opsion. Ne bëmë një ndeshje të shkëlqyeshme, edhe pse ajo përfundoi vetëm 2-0”.
“Përfundimi do të mund të kishte qenë më i mirë, por gjithçka tjetër ishte e përkryer. Ishte kënaqësi ta shikoje”, ka thënë Klopp. /TS/






