RSS

Guardiola: Ndaj Augbsurgut është finale

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka folur për rëndësinë e ndeshjes në kuadër të Kupës së Gjermanisë ndaj Augsburgut, duke thënë se është më e rëndësishme ajo sfidë se sa Kupa e Botës për klube.

Ekipi gjerman u kualifikua për Botërorin e klubeve pasi e fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, por Guardiola beson se Kupa DFB është më e rëndësishme.
“Ne e kemi edhe Botërorin për ta fituar, por më e rëndësishme është sfida ndaj Augsburgut para pushimit dimëror”.
“Kupa DFB mund të jetë shumë e rrezikshme. Është vetëm një ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë. Augsburgu është ekip luftarak dhe i fuqishëm fizikisht, ata janë të mirë në kundërsulme”, është shprehur Pep. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS